Politike

Çështja CEZ-DIA, Balla në Kuvend: Për çfarë duhet t’i besoj SPAK kur s’po thërret Berishën?

21 Prill 2022, 13:11 Nga DOSJA
Çështja CEZ-DIA, Balla në Kuvend: Për çfarë

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë thirrje që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga Foltorja e Kuvendit, Balla hodhi akuza ndaj Berishës për skandalin CEZ-DIA, ndërsa foli për rinisjen e hetimeve dhe kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Sipas tij, DASH e akuzon Berishën si të përfshirë në korrupsion dhe drejtësia nuk guxon ta marrë në pyetje.

“Meqenëse zotëria kryeministër në atë kohë, le të shkojë dhe të hetohet. Meqë u hap kjo historia e SPAK gjej rastin ta përshëndes, se më në fund kanë vendosur të hetojnë CEZ-DIA. SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë,”-tha Taulant Balla.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 21 prill 2022 taulant balla seanca plenare 21 prill 2022 taulant balla

Sondazh

Poll