Politike

Berisha ia kthen Ramës me të njëjtën gjuhë: Opozita do t’ja garantojë 100% vdekjen politike

21 Prill 2022, 10:48 Nga DOSJA
Berisha ia kthen Ramës me të njëjtën gjuhë: Opozita do

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës duke i kujtuar që Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë pas hekurave të burgut lidhur me aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, ata e thërrasin që të shkojë atje, ndërsa shton se Ramën e ka kapur “psikoza e vdekjes” dhe i garanton se opozita do t’i sjellë vdekjen politike pasardhësit të tij në detyrë, Edi Ramës.

“Mbatharku ia mbathi, është rasti më klasik i psikozës së vdekjes. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e kapin në biruca dhe i thonë hajde tek ne. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur vjedh mandatet. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur. Për të gjitha këto i them që je i pashpresë. Opozita vdekjen jo bioogjike por politike do t’ja garantojë 100%. Do të kërkojë falje se e kanë nxjerrë përdhunisht avionit se ka shkelur ligjin gjerman,”-tha Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll