Politike

Vota e Zgurit bllokon shpërndarjen e mandateve, shpresa e vetme për PS-në…Kolegji Zgjedhor

16 Korrik 2019, 14:19 Nga DOSJA
Vota e Zgurit bllokon shpërndarjen e mandateve, shpresa e vetme për

TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sërish nuk arritur të marrë vendim për shpërndarjen e 22 mandateve të tjera.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ​vijon sërish të votojë kundër shpërndarjes së mandateve për Këshillat Bashkiakë.

22 bashkitë që po mbahen peng ditën e sotme do të duhet që të presin vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të marrë mandatin e tyre. 

Edhe ditën e nesërme, KQZ do të mblidhet sërish për të diskutuar lidhur 13 këshilla të tjerë bashkiakë që sërish nuk do të miratohen pasi mungon vota e Zgurit.

Ky i fundit është shprehur se njeh dekretin e presidentit Ilir Meta se zgjedhjet lokale do të zhvillojen më 13 tetor, duke i quajtur ato të 30 qershorit si të paligjshme.

Kujtojmë që një ditë më parë, morën mandatet 8 kryebashkiakët e majtë, të cilët do të jenë në krye të bashkive në vend, për 4 vitet e ardhshme. Ata dolën fitues në zgjedhjet lokale më 30 qershor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri kqz shperndarja e mandateve klement zguri kqz shperndarja e mandateve

Sondazh

Poll