Art&Argëtim

Alec Baldwin qëlloi kineasten dhe plagosi regjisorin, gjobiten producentët e filmit ‘Rust’

20 Prill 2022, 18:03 Nga DOSJA
Alec Baldwin qëlloi kineasten dhe plagosi regjisorin, gjobiten

SHBA– Producentët e filmit ‘Rust’, në xhirimet e të cilit u qëllua për vdekje kinematografja, Halyna Hutchin dhe u plagos regjisori Joel Souza janë gjobitur për mosndjekje të udhëzimeve të sigurisë.

Prodhuesit e filmit Rust kishin treguar “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”, tha Departamenti i Mjedisit të Nju Meksikos.

Ky departament ka gjobitur firmën prodhuese të Rust me 136,793 dollarë.

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shkrepur armën, e cila presupozohej të kishte plumba ‘falco’ duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina.

Aktori hollivudian, Alec Baldwin mohoi përgjegjësinë për të shtënat fatale në xhirimet e filmit.

Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste në dhjetor.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins joel souza alec baldwin halyna hutchins joel souza

Sondazh

Poll