Bota

Sulm terrorist në Bursa të Turqisë, sulmuan një autobus që transportonte rojet e burgut

20 Prill 2022, 10:28 Nga DOSJA
Sulm terrorist në Bursa të Turqisë, sulmuan një autobus

TURQI-Një sulm terrorist ka ndodhur në Bursa të Turqisë ditën e sotme. Bomba është hedhur në një autobuz që transportonte rojet e burgut në lagjen Osmangazi të Bursës. 

Sipas mediave turke,  nga bombardimi ka mbetur I vdekur një nga rojet e burgut. Guvernatori i Bursës Yakup Canbolat tha në një deklaratë se ne bomba e lënë në cepin e një peme pranë rruge është shpërthyer me një telekomandë.

“Bomba e punuar me dorë e lënë në fund të pemës gjatë kalimit të automjetit të burgut u shpërthye me një telekomandë. Ne e vlerësojmë incidentin si një sulm terrorist. Momenti i shpërthimit është regjistruar sekondë për sekondë nga kamera e sigurisë”-tha ai.

Nga sulmi mbeti i vrarë 1 person, 4 persona u plagosën, 1 në gjendje të rëndë. Ndërkohë që të plagosurit po dërgoheshin në spitalet përreth, mjeti është tërhequr në pikën e karburantit.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ai i Drejtësisë Bekir Bozdag dhanë një deklaratë në vendngjarje. 

“Të dhënat e para na tregojnë se sulmi ishte një sulm terrorist. Shpjegimet e nevojshme do të ndahen me publikun si rezultat i hetimit,”-tha Bozdag.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sulm terrorist ne turqi turqi sulm terrorist ne turqi turqi

Sondazh

Poll