Bota

Kompania gjermane Henkel do të ndërpresë veprimtarinë në Rusi

20 Prill 2022, 09:41 Nga DOSJA
Kompania gjermane Henkel do të ndërpresë veprimtarinë

GJERMANI- Kompania gjermane Henkel, ka njoftuar përmes një deklarate se do të ndërpres aktivitetin në Rusi. Sipas CNN, ky vendim nga ana e kompanisë u morë pasi është kundra sulmit rus, dhe po mbështet Ukrainën.

“Në sfondin e zhvillimeve aktuale të luftës në Ukrainë, Henkel ka vendosur të largohet nga aktivitetet e saj të biznesit në Rusi. Tani do të punojmë ngushtë me ekipet tona në Rusi për detajet për të siguruar një proces të rregullt,” njofton Kompania Henkel.

CEO i Henkel, Carsten Knobel u shpreh në deklaratë se Henkel e dënon me këtë vendim Rusin, dhe se do të dhurojnë mallra ushqimor për civilët Ukrainas.

“Henkel dënon luftën ruse kundër Ukrainës dhe dhunën kundër civilëve të pafajshëm. Ne po ofrojmë mbështetje të gjerë për punonjësit tanë dhe njerëzit në Ukrainë dhe vendet fqinje duke ofruar donacione financiare, si dhe dhurime ushqimore dhe materiale. Prioriteti ynë mbetet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur kolegët tanë në Ukrainë. Gjithnjë e më shumë kompani globale po shpallin mbylljen në Rusi,” tha CEO i Henkel Carsten Knobel.

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka theksuar në disa fjalime, se shumë korporata shumëkombëshe duhet të ndërpresin veprimtarinë në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota carsten knobel henkel lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy carsten knobel henkel lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll