Bota

Komandati ukrainas:Trupat në fabrikën e “çelikut” s’do dorëzohen,ky është MESAZHI i fundit

20 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
Komandati ukrainas:Trupat në fabrikën e “çelikut”

UKRAINË- Komandati ukrainas Majori Serhiy Volyna, ka njoftuar se forcat në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të dorëzohen ndërsa vazhdojnë luftimet kundër forcave ruse. Sipas Sky News, Volyna i brigadës së 36-të tha se ushtarët e tij do të vazhdojnë operacionet luftarake deri në fund. Në një video të dërguar në “The Washington Post”, komandanti u kërkoi gjithashtu udhëheqësve botërorë të ndihmonin në evaukuimin e sigurt të civilëve nga Mariupol.

“Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit drejtuar botës. Mund të na kenë mbetur vetëm disa ditë apo edhe orë. Forcat armike janë 10 herë më të mëdha se tonat, kanë kontroll mbi hapësirën ajrore, artilerinë, në tokë, mbi tanket dhe epërsinë e automjeteve. Ne po mbrojmë një objekt, impiantin ku ndodhet garnizoni ushtarak i Mariupolit dhe civilët e kapur nga lufta. Ne po i drejtohemi liderëve botërorë për të na ndihmuar. Garnizoni ushtarak i Mariupolit ka më shumë se 500 ushtarë të plagosur dhe qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ne po kërkojmë të na ofrojnë siguri,”  tha Volyna.

Major Serhiy Volyna of the 36th Separate Marine Brigade, whose soldiers have been holding out in the Azovstal Iron and Steel Works against a Russian force that vastly outnumbers them, tells The Post he will not surrender. https://t.co/DW48aDGvag

— The Washington Post (@washingtonpost) April 20, 2022

Rusia u ka dhënë përsëri një ultimatum trupave ukrainase të mbetur për t’u dorëzuar.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi majori serhiy volyna lufta ukraine-rusi majori serhiy volyna

Sondazh

Poll