Art&Argëtim

Vdekja e reperit Mac Miller, dënohet me 11 vite burg shitësi i drogës

19 Prill 2022, 07:41 Nga DOSJA
Vdekja e reperit Mac Miller, dënohet me 11 vite burg shitësi i

SHBA- Ryan Michael Reavis, shitësi i drogës që shkaktoi vdekjen e reperit amerikan Mac Miller, sot është dënuar me 11 vite burg. Sipas, Daily Mail, Reavis kërkoi një dënim 5-vjeçar, duke pretenduar se ai ishte thjesht një ndërmjetës dhe nuk e kishte idenë se pilulat që ai furnizonte ishin të tilla. Prokurorët kërkuan dënimin e tij me 12 vjet e gjysmë, por Gjykata vendosi ndryshe. Gjykatësi Otis D. Wright II, lexoi disa fjalë me zë të lartë një deklaratë të nënës së viktimës zemërthyer, nëna e Millerit. 

“Jeta ime u errësua në momentin që Malcolm u largua nga bota e tij. Malcolm ishte personi im, më shumë se një djalë. Kishim një lidhje dhe farefisni të thellë, të veçantë dhe të pazëvendësueshme. Ne flisnim pothuajse çdo ditë për gjithçka jetën, planet, muzikën, ëndrrat e tij, thuhet në deklaratë. Ai kurrë nuk do të merrte me vetëdije një pilulë me fentanil, kurrë. Ai donte të jetonte dhe ishte i emocionuar për të ardhmen. Vrima në zemrën time do të jetë gjithmonë aty,”-ka shkruar nënë e Millerit.

Stephen Andrew Walter pranoi tetorin e kaluar se kishte furnizuar Reavis me fentanilin që vrau Millerin. Ai pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë me 17 vjet burg. Një çështje kundër Cameron James Pettit, tregtari i tretë i drogës i akuzuar për mbidozën e Millerit, është ende në pritje. Reperi Mac Miller, 26 vjeç, ka vdekur në 2018, pasi kishte konsumuar një kokteil fatal me alkool, kokainë dhe fentanil. 

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz mac miller otis d. wright ryan michael reavis mac miller otis d. wright ryan michael reavis

Sondazh

Poll