Bota

Gjykata Speciale zbarkon sërish në Kosovë, prangat tunden për dy ish-komandantë

19 Prill 2022, 19:54 Nga DOSJA
Gjykata Speciale zbarkon sërish në Kosovë, prangat tunden

KOSOVË- Gjykata Speciale pritet të aktivizohet përsëri në Kosovë. Indeksonline shkruan se se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. . Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) pritet që shumë shpejt të arrestojë dy ish-komandantë të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pak javë më parë, në Kosovë kanë zbarkuar pjestarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë. 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia kanë përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS). Në vizitën e fundit në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenadilova kishte thënë se kjo gjykatë është shumë e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.

Sipas saj, Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe tha se pikërisht “është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, që ka selinë e saj në Hagë, është krijuar. Trendafilova kishte thënë se mandati i Gjykatës Speciale mund të përfundojë sapo Këshilli i Evropës të njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat e dala prej tyre do të përfundojnë.

(I.A/doaja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gjykata speciale e hagës kosova ne hage gjykata speciale e hagës kosova ne hage

Sondazh

Poll