Bota

Johnson: Do t’i japim fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit

19 Prill 2022, 17:09 Nga DOSJA
Johnson: Do t’i japim fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit

ANGLI- Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, kryeministri britanik Boris Johnson u thotë deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi po përballen me pasgoditjet ekonomike të agresionit rus.

BBC shkruan se ai ka thënë se po shikon të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare. Johnson gjithaashtu u shpreh se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.

Ai zotohet ta bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt duke zgjeruar erën në det të hapur, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të përballur agresionin e Putinit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi boris johnson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 16:18

Sulmet e pandërprera ruse në Donbas

UKRAINË- Ka pasur një intensifikimin e zjarrit të artilerisë në rajonin e Donbas. Sot, ka pasur sulme me raketa në qytetin e Kramatorsk në lindje. BBC shkr...