Bota

Scholz: Do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por përmes …

19 Prill 2022, 19:29 Nga DOSJA
Scholz: Do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ushtarake

GJERMANI- Gjermania ka shteruar armët që mund t’i ofrojë Ukrainës nga rezervat e saj, por do të punojë me prodhuesit privatë të pajisjeve ushtarake për të ndihmuar Kievin me kërkesat e saj. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne synojmë të paguajmë për këto dërgesa. Armë me ndikim të konsiderueshëm janë dorëzuar tashmë në Ukrainë. Ne jemi gati t’i bëjmë gjërat të mundshme (për Ukrainën),” tha Scholz.

Të premten, Scholz tha se qeveria e tij do të rrisë shpenzimet për ndihmën ushtarake të vendit në vitin 2022 në 2.16 miliardë dollarë, nga të cilat një pjesë e madhe e të cilave do të shkojë në Ukrainë.

Ai i bëri thirrje Moskës që të ndalojë bombardimet e qyteteve të Ukrainës dhe të mundësojë armëpushim menjëherë.

“Tërhiqni ushtarët tuaj nga Ukraina dhe zhvilloni negociata serioze me Ukrainën. Ndaloni këtë luftë të tmerrshme”, kërkoi Scholz.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll