Politike

Pas takimit me Metën, Basha pranon zgjedhjet në tetor. Spiropali s’lë hapësira: Po të ikën edhe qershori 2021

16 Korrik 2019, 07:51 Nga DOSJA
Pas takimit me Metën, Basha pranon zgjedhjet në tetor. Spiropali

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim 30 minuta me Presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Pas takimit me kreun e shtetit, lideri demokrat ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe aleatët në selinë blu.

Për mediat, Basha tha se kishte diskutuar me Metën lidhur me zgjedhjet e 13 tetorit, datë të cilën presidenti e cilësonte si vendimtare për zgjidhjen e krizës politike.

Menjëherë pas prononcimit të Bashës, ka reaguar Elisa Spiropali, e cila nuk ka përmendur zgjedhjet e 13 tetorit por vetëm ato të 2021 duke i bërë thirrje kryedemokratit për reflektim.

Disa ditë më parë kreu i demokratëve në mbledhjen me strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij në selinë blu gjatë verës nuk do të ketë pushime. (Lexo këtu)

Ndërkohë në vend vijon kriza politike dhe përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin.

Duke e cilësuar nul dekretin e tij, maxhoranca ka nisur nga puna për shkarkimin e tij. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me metën elisa spiropali kriza politke lulzim basha basha takim me metën elisa spiropali kriza politke lulzim basha

Sondazh

Poll