Politike

Befason Monika Kryemadhi, kundër Bashës: S’kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër

16 Korrik 2019, 07:33 Nga DOSJA
Befason Monika Kryemadhi, kundër Bashës: S’kam frikë

Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar dje në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI-së më tej ka deklaruar një mënyrë që Shqipëria të dalë nga kriza. Zgjidhja sipas Kryemadhit është një referendum ku qytetarët të zgjedhin për sistemin zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe sesi duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë. Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin.

Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki? Sepse reforma administrative ka dështuar. Sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura? Presidentin e do nga populli apo nga parlamenti?

Me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët”, tha ajo.

Theksojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha shfaqet i  vendosur dhe thekson se PD hyn në zgjedhje pa Ramën kryeministër.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi kundër bashës lulzim basha monika kryemadhi kryemadhi kundër bashës lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll