Bota

Lufta për Kreminën, vritet komandanti i ushtrisë separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës

19 Prill 2022, 15:52 Nga DOSJA
Lufta për Kreminën, vritet komandanti i ushtrisë separatiste

UKRAINË- Një komandant i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik, është vrarë. BBC shkruan se i njohur më mirë me pseudonimin Misha Çeçeni, Kishchik vdiq ndërsa trupat ruse dhe forcat e separatistëve filluan një sulm kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR) Sergei Kozlov shkruan në llogarinë e tij në rrjetet sociale: Lajm i trishtuar nga vija e frontit. Ka vdekur një patriot i LNR, nënkoloneli Mikhail Kishchik.

Kozlov shton se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe luftuan deri në fund.

“Po përcaktojmë numrin e të vrarëve dhe të plagosurve”, shton ai.

Kremina është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha të Lysychansk dhe Severodonetsk, të mbajtura nga trupat ukrainase. Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në fazat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.

Në vitin 2016, gjatë një qetësie në armiqësitë në lindje të Ukrainës, një gazetë e pavarur ruse “Novaya Gazeta” publikoi një hetim, duke e quajtur Kishchik një nga shefat e një rrjeti kontrabandë në lindje të Ukrainës. Ai nuk i komentoi asnjëherë akuzat.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail kishchik misha çeçeni lufta ukraine-rusi mikhail kishchik misha çeçeni

Sondazh

Poll