Bota

“Po vdesin njerëz të pafajshëm”, biznesmeni rus flet hapur kundër pushtimit ‘të çmendur’

19 Prill 2022, 16:41 Nga DOSJA
“Po vdesin njerëz të pafajshëm”, biznesmeni rus flet

RUSI- Biznesmeni rus Oleg Tinkov është shprehur kundër pushtimit “të çmendur” të Ukrainës, duke i quajtur mbështetësit e saj “të marrë”.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ish-miliarderi tha se 90% e rusëve janë kundër luftës. Sipas Forbes, Tinkov ka më shumë se 8 miliardë dollarë, derisa lufta e uli vlerën e pasurisë së tij në rreth 800 milion dollarë. Ai ishte ndër ata të sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur, po vdesin njerëz të pafajshëm dhe ushtarë. Gjeneralët u zgjuan një ditë dhe e kuptuan se kishin një ushtri m….i. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është m.. dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”-shkroi ai.

Ai i quajti ‘budallenj’ njerëzit që shkruanin shkronjën Z që është kthyer në shenjë mbështetjeje për Rusinë. Ai iu drejtua Perëndimit duke i kërkuar që ti japin Putinit një dalje të qartë nga situata për të shpëtuar fytyrën e tij dhe për të ndaluar këtë masakër.

“Ju lutemi jini më racional dhe humanitar”.-shkroi ai.

Tinkoff është një biznesmen i cili u përfshi në listën e njerëzve më të pasur në Rusi pas listimit të bankës Tinkoff, e cila u bë një nga institucionet më të mëdha të kreditit në Rusi. Sipas vlerësimeve të Forbes, pas fillimit të luftës në Ukrainë, pasuria e tij ra me pesë herë dhe në mars ai doli nga lista e miliarderëve. Në fund të marsit ai u përfshi në listën e personave të sanksionuar nga Britania.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Fillon faza e dytë, Rusia sulmon Donbasin,Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleg tinkov lufta ukraine-rusi oleg tinkov

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 16:18

Sulmet e pandërprera ruse në Donbas

UKRAINË- Ka pasur një intensifikimin e zjarrit të artilerisë në rajonin e Donbas. Sot, ka pasur sulme me raketa në qytetin e Kramatorsk në lindje. BBC shkr...