Bota

Në vijim të sanksioneve të vendosura nga BE-ja, Greqia ndalon një cisternë nafte ruse

19 Prill 2022, 17:04 Nga DOSJA
Në vijim të sanksioneve të vendosura nga BE-ja, Greqia ndalon

UKRAINË- Autoritetet greke kanë kapur një cisternë ruse në Detin Egje si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura kundër Rusisë.

Pegasus me flamur rus, me 19 anëtarë të ekuipazhit rus në bord, u kap të premten dhe aktualisht është ankoruar në gjirin e Karystos, në bregun jugor të ishullit Evia, tha roja bregdetare greke.

Urdhri i konfiskimit ka të bëjë me vetë anijen dhe jo me ngarkesën e saj.

Sipas sanksioneve të BE-së ka ndalime për anijet me flamur rus që të hyjnë në portet e bllokut, si dhe embargo për disa importe dhe eksporte.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 16:18

Sulmet e pandërprera ruse në Donbas

UKRAINË- Ka pasur një intensifikimin e zjarrit të artilerisë në rajonin e Donbas. Sot, ka pasur sulme me raketa në qytetin e Kramatorsk në lindje. BBC shkr...