Aktualitet

NGJARJA/ Qëllonte me armë në ajër, AMP arreston policin, e kishte kthyer banesën në repart

19 Prill 2022, 15:46 Nga DOSJA
NGJARJA/ Qëllonte me armë në ajër, AMP arreston policin, e

TIRANË– Taulant Balla, efektiv i Policisë pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet është arrestuar në flagrancë. Dosja.al mësoi se Balla, pjesë e trupës Policore, u arrestua nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, nën drejtimin e drejtorit të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorit Gjergji Tako. Në momentin e arrestimit, Ballës iu gjetën në banesë dy armë automatike dhe një sasi municionesh luftarale.

Por si shkoi AMP në gjurmët e efektivit?

Taulant Balla nuk i mbante pa arsye armët në banesë. Ndaj tij ka patur një sërë informacionesh se herë pas here gjuante me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin publik. Pasi u vu nën hetim për disa muaj me metoda speciale të hetimit, ai u arrestua sot në flagrancë.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet taulant balla policia e tiranes taulant balla arrestohet taulant balla policia e tiranes taulant balla

Sondazh

Poll