Aktualitet

VD-Presidenti i ri/Socialistët japin nga 3 emra, vendoset ‘fati’ i Rakipit: S’përjashtohet!

19 Prill 2022, 05:35 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/Socialistët japin nga 3 emra, vendoset

TIRANË– Ornaldo Rakipi do të vijojë të jetë në “gjirin” e Partisë Socialiste. Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar për të diskutuar lidhur me dy çështje të rëndësishme; fatin e deputetit të Rrogozhinë dhe nisjes së procedurës për kreun e ri të shtetit. Një nga një të gjithë deputetët e pranishëm hodhën brenda një kutie 3 emrat që ata i shohin më pranë figurës së kreut të shtetit. Edhe kryeministri Edi Rama plotësoi fletën e tij! Më herë, gjatë mbledhjes së sotme, në fjalën e tij, Rama udhëzoi socialistët që të gjithë të zgjedhin një person krejt ndryshe nga presidenti aktual, Ilir Meta.

Sipas tij, zgjedhja që PS bëri gati 5 vite më parë ishte me detyrim dhe nuk mund që të përsëritej, ndaj dhe kërkoi që i njëjti gabim të mos bëhej për herë të dytë, duke e konsideruar Metën si një president ‘skandaloz’. Gjithashtu Rama nuk u kursye edhe duke kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e marrë. Me të dhënë udhëzimet, të gjithë shkruan emrat e tyre në zarfat do të hapen dhe do administrohen këtë të martë. Sipas Ballës, mund të kandidojë kush ka mbështetjen e jo më pak se 20 deputetëve.

Por kësaj herë, shumica fton për herë të parë qytetarët të dërgojnë propozimet e tyre përmes postës elektronike, sikurse do të dëgjohet në një takim të posaçëm edhe shoqëria civile. Ndërsa nesër kanë kërkuar një takim edhe me krerët e tjerë të grupeve parlamentare; Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Enkelejd Alibeaj.

Deri më tani nuk ka asnjë emër nga palët mbi të cilin do të diskutohet, të paktën publikisht, ndërsa nga radhët e PD-së ka pasur më shumë “trazira”. Duket se negociatat do nisin zyrtarisht nesër me shoqërinë civile në orën 15:00, ku të pranishëm do jenë 3 të mandatuairt nga mazhoranca, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, edhe pse procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj edhe pse Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022. Partia Socialiste ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet, ndërsa nga kampi tjetër ka pasur trazira lidhur me emrat që kanë qarkulluar në media. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. I pyetur për emrin e Lulzim Bashës si kandidat, Berisha tha se ai është propozim i Ramës e nuk merret me to, ndërsa dje Basha e rrëzoi kategorikisht si mundësi për të garuar.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama ‘kërcënon’ deputetët: Po nuk erdhët në seancat e Kuvendit, do ju heq rrogën

Babai iu shpall ‘Non Grata’ nga SHBA, PS merr vendimin: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet

Procesi i votimit, Bozdo pyet në mes të mbledhjes: Po ne që nuk e njohim atësinë…

Rama: Takim me ministrat dhe deputetët në maj-qershor për trajnim

MUND të jetë LËVIZJA e fundit si socialist! Ornaldo Rakipi jep 3 emrat e tij për president

FOTOLAJM- Ka tre emra, kryeministri Edi Rama hedh votën për presidentin e ri

Vuri duart në kokë! Balla “mërzit” Lavrdrim Krashin: Presidenti duhet të jetë rezident!

Rama udhëzon socialistët: Gjeni një president të jetë e kundërta e Ilir Metës

Sot i vendoset FATI! Orlando Rakipi me kokë poshtë, ulet pas Ramës, ankth për vendimin (FT)

Presidenti i ri/ Rama: Do jetë proces konfidencial, emrat bëhen mish për topat e mediave

President i ri/ Rama sulmon Metën: Ishte më skandalozi në histori, na duhet dikush normal!

Zgjedhja e presidenti, PS nis mbledhjen e PARË me grupin: Startoi!

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 orlando rakipi partia socialiste zgjedhja e presidentit te ri grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 orlando rakipi partia socialiste zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll