Bota

U aludua se do përdornin armët bërthamore, Lavrov: Nuk po e shqyrtojmë në këtë fazë

19 Prill 2022, 14:14 Nga DOSJA
U aludua se do përdornin armët bërthamore, Lavrov: Nuk po e

UKRAINË– Diskutimet janë rikthyer ditët e fundit për potencialin që Rusia të përdorë armë bërthamore në luftën me Ukrainën. Më herët, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi tha se “nuk do të përjashtonte” që Vladimir Putin të merrte atë opsion nëse konflikti shkon keq për të.

Sipas Skynews, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se do përdoren “vetëm armët konvencionale”, kur u pyet nëse Rusia po konsideronte përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve RIA paraqiti një version më të plotë të komentit që përmbante një ndryshim të rëndësishëm.

Në këtë fazë, ne po shqyrtojmë opsionin e armëve konvencionale,” tha ai.

Referenca për “në këtë fazë” mund të bëjë që disa të arrijnë në përfundimin se vërejtjet e tij ishin krijuar për të vepruar si një paralajmërim dhe jo si një siguri.

Në çdo rast, historia e Lavrov do të thotë se shumë do të vënë në dyshim gjithmonë se sa vlerë duhet t’i kushtohet interpretimit të cilësdo prej deklaratave të tij.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll