Bota

Ministrat e G20-ës godasin të pasurit me qëllim trajtimin e parajsave fiskale

19 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
Ministrat e G20-ës godasin të pasurit me qëllim trajtimin e

EUROPA- Vendet e G20 po nxiten nga një grup ekonomistësh të njohur që të përdorin goditjen ndaj pasurisë së oligarkëve mes sanksioneve të Ukrainës si një nxitje për të trajtuar një herë e përgjithmonë parajsat fiskale.

Sipas The Guardian, një letër e hapure dërguar për 20 ministrat e financave thuhet se do të takohen të marten. Ata ju bënë thirrje atyre të zbatojnë një regjistër globale për të lidhur asetet, kompanitë dhe strukturat me pronarët e tyre në mënyrë që ata të mos mund t’i privojnë më vendet nga ajo që u detyroheshin.

Komisioni i Pavarur për Reformën e Tatimeve Ndërkombëtare të Korporatave përfshijnë ekonomistët Gabriel Zucman, Joseph Stiglitz dhe Thomas Piketty, si dhe gjyqtaren franceze Eva Joly.

Ata argumentuan se përqendrimi i pasurisë ekstreme të fshehur në parajsat fiskale po rriste pabarazinë dhe po varfëronte më të varfërit në shoqëri.

Përpjekjet për të sanksinuar asetet që u përkisnin oligarkëve rusë pas pushtimit të Vladimir Putinit, kishin nxjerrë në pah atë se ku mbahej pasuria e tyre, duke shkaktuar vështirësi për vendet që kërkojnë të vendosin gjoba ndaj atyre që kanë lidhje me Kremlinin.

“Lufta në Ukrainë tregon se ne duhet të trajtojmë parajsat fiskale drejtpërsëdrejti tani, duke zbatuar masat e transparencës si çështje urgjente. Bëhet fjalë për shënjestrimin e të gjithë oligarkëve dhe të gjitha formave të pasurisë së fshehur nga autoritetet tatimore dhe publiku në përgjithësi dhe të fshehura në juridiksione me nivele të larta të paqartësisë financiare”-thuhej në letër.

Ekonomistët e ICRICT gjithashtu propozuan prezantimin e një rrjeti ndërkombëtar të regjistrave të pasurive që listonte të gjitha format e ndryshme të pasurisë: nga asetet duke përfshirë pronat, jahtet, avionët dhe stolitë deri në llogaritë bankare, aktivet e kriptomonedhave dhe kasafortat.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbledhja e g20 mbledhja e g20

Sondazh

Poll