Bota

Shpërthimi në Kabul! Gjashtë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur

19 Prill 2022, 11:55 Nga DOSJA
Shpërthimi në Kabul! Gjashtë persona janë vrarë dhe 11

AFGANISTAN- Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një shkollë të mesme në Kabulin perëndimorë.

Sipas CNN, në momentin e shpërthimit nuk ishte e qartë se sa nga të vdekurit ishin studentë ndërsa shtatë prej të plagusurve ishin fëmijë.

“Forcat e sigurisë janë në vendngjarje dhe hetimet janë duke u zhvilluar”- tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran në një postim në Twitter.

Ai shtoi se shkolla e mesme Abdul Rahim Shaheed u godit me tre shpërthime. Objekti tjetër i sulmuar ishte Qendra Arsimore Mumtaz.

Një zëdhënës i spitalit Muhammad Ali Jinnah në Kabul më herët i dha CNN një numër më të madh të të plagosurve, duke thënë se shpërthimet ndodhën në zonën Dasht-i-Barchi të kryeqytetit afgan, shtëpia e një komuniteti Hazara.

Në maj 2021, një bombë në shkollën e vajzave Sayed Al-Shuhada në zonë vrau rreth 85 njerëz, kryesisht vajza adoleshente.

Talebanët mohuan çdo përfshirje në atë sulm dhe asnjë grup militant nuk e mori përgjegjësinë në atë kohë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shperthim ne kabul shperthim ne kabul

Sondazh

Poll