Politike

Kryemadhi zbulon kush fshihet pas Vettingut: Listat i bën Ëngjëll Agaçi, Denar Biba kërcënohet me bashkëshorten

15 Korrik 2019, 20:20 Nga DOSJA
Kryemadhi zbulon kush fshihet pas Vettingut: Listat i bën Ëngjëll

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit.

Ajo deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërcënuar anëtarin e KQZ Denar Bibën me vettingun e bashkëshortes dhe se listën kush e kalon procesin e bën njeriu i afërt i tij.

“Gjyqtarët kanë frikë Engjëll Agaçin se ai i bën listat kush kalon dhe kush jo. Shkarkimi i Bashkim Dedjas ka qënë kurth. Duhet të ikte që të shkatërrohej Gjykata Kushtetuese.”

Lidhur me Vettingun, Kryemadhi tha se edhe ndaj Denar Bibës po bëhej presion që të mos i shkarkohen bashkëshortja.

Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, tha Kryemadhi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike engjell agaci monika kryemadhi vettingu engjell agaci monika kryemadhi vettingu

Sondazh

Poll