Aktualitet

E TRISHTË! Cristiano Ronaldo humb djalin e porsalindur: Jemi të shkatërruar…

18 Prill 2022, 18:33 Nga DOSJA
E TRISHTË! Cristiano Ronaldo humb djalin e porsalindur: Jemi të

PORTUGALI– Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka humbur një nga binjakët që priste të sillte në jetë partnerja e tij Georgina Rodriguez. Në një postim në Instagram, Ronaldo shkruan se nga binjakët ka arritur të mbijetojë vetëm vajza, e cila u ka dhënë forcë çiftit për të vazhduar jetën përpara. Ylli i futbollit shkruan se janë të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojnë privatësi për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e foshnjës sonë.
Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Ne dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar.
Ne jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.
Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë,“- shkruan Ronaldo.

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Me vajzën që erdhi sot në jetë, Georgina dhe Cristino janë prindër të katër fëmijëve, binjakëve Eva Maria e Mateo si dhe vajzës Alana Martina. Të porsalindurës nuk i është vendosur ende emri. Vetë Ronaldo ka edhe një djalë më të madh me partneren e tij të mëparshme, Cristiano Ronaldo Junior.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo humb djalin georgina rodriguez cristiano ronaldo cristiano ronaldo humb djalin georgina rodriguez

Sondazh

Poll