Aktualitet

Operacion në kufi, shqiptarët kapen me mjetin e mbushur me drogë, në xhep u gjejnë ekstazi

18 Prill 2022, 18:04 Nga DOSJA
Operacion në kufi, shqiptarët kapen me mjetin e mbushur me drogë,

GREQI– Rreth nëntë kilogram marijuanë janë sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek dhe dy persona janë vënë në pranga. Mësohet se droga është kapur në zonën e Kosturit dhe operacioni është kryer nga policia greke. Konkretisht është ndaluar nje automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është kontrolluar.

Në bagazhin e makinës janë gjetur katër pako me drogë që përmbanin 8 kg e 140 gram marijuanë. Drejtuesi 49 vjeç dhe pasagjeri 34 vjeç, të dy shqiptarë janë vënë në pranga. Ky i fundit madje kishte kaluar edhe kufirin ilegalisht. Në xhep i janë gjetur edhe 31 kokrra ekstazi.

Policia greke e ka vijuar operacionin dhe ka ushtruar kontroll në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik gjithashtu, ku ka sekuestruar 637 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. Mjeti, dy celularë dhe katër karta SIM janë në duart e hetuesve grekë gjithashtu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll