Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 16 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend
18 Prill 2022, 16:39Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jetë, ndërkohë që nga 772 testime, pozitivë kanë rezultuar 16 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Njoftimi i Plotë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh. Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Prill 2022)
Raste të reja ditore 16 Të shëruar në 24 orë 32 Të shtruar në spitale 8 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 772 Testime totale 1,793,981 Raste pozitive 274,520 Raste të shëruara 270,658 Raste Aktive 366 Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi një brigade të akuzuar nga Ukraina për kryerjen e mizorive në qytetin e Bucha. BBC shkruan se nj...
TIRANË– Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike, por me një tjetër mendim për ish-kryeministrin Sali Berisha, në një prononcim për media...
ITALI– “Kivitë” nga Ekuadori, marrëveshjet me kupolën ushtarake marokene, marrëveshjet me “Gulf Cartel” në Kolumbi, konteinerët plot me drogë që mbërrijnë...
TIRANË– Kur ende nuk është arritur në kapjen e porositësit të vërtetë në ekzekutimin e Behar Sofisë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shyti, ka tr...
TIRANË– Shoqata e Infermierëve shprehet se vajza që lindi në tualetin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza nuk ka treguar se ka qenë shtatzën...
TIRANË– I riu Ernejt Shyti, i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në Shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e ...
KAMËZ– Personi që grabiti 1 milion lekë në Postën Shqiptare në Kamëz ka kërcënuar punonjëset. Dosja.al mëson se në momentin që ai është futur në ambi...
TIRANË- Dosja.al ka raportuar e para se një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Postën Shqiptare në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës, rreth orë...
ERSEKË– Dosja e hetimore ku akuzohen për abuzime zyrtarët e lartë në bashkinë e Ersekës, i ka kaluar për interpretim Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit ...