Politike

Basha mbledh kryesinë, zbardhen porositë: S’ka ulje në tavolinë me Ramën, do vijojmë me protestat

Basha ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me kryesinë e PD-së për aksionet e fundit opozitare. Basha ka theksuar se s'ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat.
Featured image of article: Basha mbledh kryesinë, zbardhen porositë: S’ka ulje në tavolinë me Ramën, do vijojmë me protestat Lulzim Basha, kreu i PD-së
Përditësuar:

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme kryesinë e PD-së për aksionet opozitare. Mësohet se Basha ka kërkuar që të vijojnë takimet me qytetarët edhe gjatë verës dhe ka theksuar se nuk do ketë ulje të tavolinë me Edi Ramën. Ai ka theksuar se do të vijojë aksioni opozita me protestat kundër qeverisë Rama.

‘”Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të pasur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës. Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerëzit alternativën, që shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse.“, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Basha mbledh kryesinë, zbardhen porositë: S’ka ulje në tavolinë me Ramën, do vijojmë me protestat

  1. Opozita e ka vendin në parlament.

    Dhe është në parlament.

    Jasht parlamentit është i gjith populli Shqipëtar , i cili nuk mund të quhet as opozitë as pjesë e opozitës.

    Mendoj se nuk duhet vazhduar të legjitimitet as nga media si opozitar askush që nuk është përfaqësues i votës së shqiptarëve në parlament.

    Mjaft me trille e më sajesa!

Shto Koment