Bota

Avioni ushtarak britanik në Prishtinë, Kosova i përgjigjet Vulin: Deklaratë idiote

17 Prill 2022, 18:35 Nga DOSJA
Avioni ushtarak britanik në Prishtinë, Kosova i përgjigjet Vulin:

KOSOVË- Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, u ka kthyer një përgjigje. Gazeta Express shkruan se të premten, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Por, zyrtarët serbë pretendojnë se Mbretëria e Bashkuar i është vënë pas armatosjes së Kosovës. Vela nga Presidenca ka shpërndarë një deklaratë të ministrit serb, Aleksandër Vulin, e mbi të ka vendosur edhe një mbishkrim.

Sipas Velës, tre bashkëpunëtorët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç; Ana Bërnabiç, Aleksandër Vulin dhe Nebojsha Stefanoviç po garojnë se kush do të bëjë deklaratat më idiote, kështu që ata do të vërehen nga Vuçiçi dhe do ta sigurojnë një vend në qeverinë e re.

❗️#Serbia’s regime jesters Brnabić, Stefanović & Vulin are in competition who’ll say the stupidest statement just so that they are noticed by Vučić & ensure a place in the new gov’t.#Kosovo is and will remain independent. Your warmongering rhetoric will fail & you’ll back down. pic.twitter.com/O3HdOwKDiW

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2022

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vulin blerim vela vjosa osmani aleksander vulin blerim vela vjosa osmani

Sondazh

Poll