Bota

E parkoi dhe hyri në ‘pub’ ,shqiptarit nga Kosova i marin X5-ën e marr me qera në Zvicër

17 Prill 2022, 17:19 Nga DOSJA
E parkoi dhe hyri në ‘pub’ ,shqiptarit nga Kosova i marin

KOSOVË- Një person mbrëmë rreth orës 23:00 e ka parkuar makinën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas i njëjti kur ka dalë nga disko sot rreth orës 03:00 e ka vërejtur se automjeti në fjalë nuk ishte në parking. Sinjali shkruan se për rastin e këtij denoncimi, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur denoncuesin dhe prej tij mësohet se makinën e ka marrë me qira në Zvicër.

Vlera e kësaj makina dyshohet se është rreth 52 mijë franga. Sipas denoncuesit, ai ka deklaruar se makinën e kishte mbyllur dhe se dokumentet kishin mbetur në automjet.

Mësohet se gjatë bisedës patrulla ka vërejtur se personat ishin dukshëm në gjendje të dehur dhe më pas të njëjtit i janë nënshtruar analizës së alkoolit, ku kanë rezultuar se njëri kishte 0,93% promilë alkool dhe tjetri 0,65%. Personat janë sjellë në stacion, ku janë ndaluar deri sa janë kthjellur, më pas janë marrë dëshmitë. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe Hetimi Rajonal për të marrë veprime të mëtutjeshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bmw x5 kosove policia e kosoves bmw x5 kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll