Bota

Kurti pret në zyrë gazetaren ukrainase: U detyrua të largohet pas pushtimit rus

17 Prill 2022, 17:51 Nga DOSJA
Kurti pret në zyrë gazetaren ukrainase: U detyrua të largohet pas

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur ditën e sotme gazetaren ukrainase Lyudmila Makey. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Makey u detyrua të largohej nga Ukraina pas pushtimit rus. Ai gjithashtu shkruan se Kosova u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Postim i Plotë:

Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, znj. Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus. Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme. Falënderojmë Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë.

Republika e Kosovës u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti lufta ukraine-rusi lyudmila makey albin kurti lufta ukraine-rusi lyudmila makey

Sondazh

Poll