Bota

Zyrtarët: 7 persona të vrarë në sulmet e me raketa në Kharkiv e Zolote

17 Prill 2022, 15:09 Nga DOSJA
Zyrtarët: 7 persona të vrarë në sulmet e me raketa në

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas kanë raportuar më shumë viktima civile të dielën mes sulmeve me raketa dhe artilerie në rajonet Kharkiv dhe Luhansk. CNN shkruan se Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës tha se pesë persona kishin vdekur dhe 13 u plagosën gjatë sulmeve të reja me raketa kundër Kharkiv.

“Qendra e qytetit u granatua rreth orës 13.30 dhe 14.00. Pushtuesit qëlluan qytetin nga raketahedhës të shumtë. U dëmtuan ndërtesa banimi dhe administrative. Ka zjarre në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit,” tha ai.

Në rajonin fqinj Luhansk, Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake, tha se një pjesë e vogël e njerëzve ishin evakuuar nga qytetet Lysychansk dhe Severodonetsk. Haidai tha se në të njëjtën zonë, qyteti i Zolote u vu nën zjarr dhe dy persona u vranë.

“Ishte e pamundur të merreshim vesh me pushtuesit për një armëpushim përgjatë rrugëve të evakuimit sot. Nuk ka asgjë përreth vendit përveç shtëpive të banimit. Rusët goditën qëllimisht civilët,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anton gerashchenko lufta ukraine-rusi serhii haidai anton gerashchenko lufta ukraine-rusi serhii haidai

Sondazh

Poll