Aktualitet

Pogradec/ Falsifikonte dokumentat dhe u merrte paratë pensionistëve, arrestohet postieri (Emri)

21 Shkurt 2019, 15:18 Nga DOSJA
Pogradec/ Falsifikonte dokumentat dhe u merrte paratë pensionistëve,

Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Pogradecit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 40-vjeçari me detyrë postier akuzohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shtetasi Jetnor Shaho banues në Pogradec falsifikonte dokumentat e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

Njoftimi i policisë

Policia e Pogradecit ka arrestuar postierin e Postës së Pogradecit me iniciale J.SH, 40 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari arrestohet postieri falsifikim dokumentash jetnor spaho pogradec arrestohet 40 vjecari arrestohet postieri falsifikim dokumentash jetnor spaho pogradec

Sondazh

Poll