Bota

12-vjeçari mbledh më shumë se 200 mijë paund për ukrainasit e prekur nga lufta

17 Prill 2022, 11:46 Nga DOSJA
12-vjeçari mbledh më shumë se 200 mijë paund për

UKRAINË-Një djalë 12-vjeçar, i cili gdhendi një tas druri për të mbledhur para për ukrainasit e prekur nga lufta, ka mbledhur më shumë se 200,000 paund.

Sipas Sky news, Gabriel Clark, nga Cumbria, u bë viral muajin e kaluar pasi babai i tij Richard bëri thirrje në mediat sociale që njerëzit të ndiqnin llogarinë e Instagramit të të birit ku ai postonte punime druri.

Brenda pak ditësh, llogaria e Gabriel në Instagram, e cila shpërndante foto të krijimeve të bëra me dorë, u bë nga gjashtë ndjekës në 225,000. 

A wee thread about a young boy and the tweet that got away. Feel free to RT.

Three weeks ago my youngest, Gabriel 12, came home upset. His love of woodwork was not deemed cool, nor was only having 6 followers on his instagram. 1/15 pic.twitter.com/FRGQ6GCMzM

— Richard R Clark ?? (@rclarkie) April 15, 2022

Vogëlushi së shpejti vendosi të krijonte një tas të veçantë për Ukrainën në një përpjekje për të mbledhur fonde për të prekurit nga lufta.

Tashmë kanë arritur të mbledhin rreth 215,822 paund dhe do të përfundojë sot kur një fitues do të zgjidhet rastësisht për të fituar tasin prej druri të punuar nga Gabrieli.

“Si do të përfundojë kjo varet nga ju. Është historia juaj. Sigurisht që ne të gjithë mund të përkëdhelim pas shpine për një punë të bërë mirë.  Save the Children tashmë janë jashtëzakonisht mirënjohës për ndryshimin e vërtetë që do të bëjnë këto para”-shkruajti ai në Instagram.  

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gabriel clark lufta ukraine-rusi gabriel clark lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2022, 10:53

Francezët protestojnë kundër Marine Le Pen

FRANCË- Në Paris dhe në të gjithë Francën, mijëra njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme përpara balotazhit presidencial të fundjavës së ardhshme.“M...