Bota

Nata e tretë e trazirave në Suedi/Ekstremistët e djathtë protestojnë kundër Islamit

17 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Nata e tretë e trazirave në Suedi/Ekstremistët e djathtë

SUEDI- Pjesa jugore e Suedisë ka kaluar një natë tjetër trazirash të shtunën mbi planet e një partie politike të ekstremit të djathtë anti-islam duke djegur një Kuran ndër të tjera.

Sipas Guardian, policia tha se deri në 100 të rinj hodhën gurë, i vunë zjarrin makinave, gomave, koshave dhe vendosën një gardh pengues në qytetin e Landskrona pasi autoritetet zhvendosën një demonstratë të planifikuar atje nga partia daneze, Stram Kurs në qytetin e afërt të Malmö. rreth 45 km në jug.

Pamjet video dhe fotot nga skenat kaotike në Orebro treguan djegien e makinave të policisë dhe protestuesit duke hedhur gurë dhe objekte të tjera ndaj oficerëve të policisë me mjete rebelimi. Situata u qetësua në Landskrona të shtunën vonë, por mbeti e tensionuar, tha policia, duke shtuar se nuk u raportuan të lënduar në aksion.

Kim Hild, zëdhënëse e policisë në Suedinë jugore, kishte thënë më herët të shtunën se policia nuk do të revokojë lejen për demonstratën e Landskrona të organizuar nga partia Stram Kurs sepse pragu i fjalës së lirë për ta bërë këtë është shumë i lartë në Suedi.

E drejta e protestuesve për të demonstruar dhe për të folur peshon jashtëzakonisht, shumë dhe duhet një sasi e jashtëzakonshme që kjo të injorohet”, tha Hild.

Që nga e enjtja, përleshje janë raportuar gjithashtu në Stokholm dhe në qytetet Linkoping dhe Norrkoping, të gjitha vendet ku Stram Kurs ose planifikonte ose kishte demonstrata. Të premten në mbrëmje, përleshjet e dhunshme midis demonstruesve dhe kundër-protestuesve shpërthyen në qytetin qendror të Orebro-s përpara planit të Stram Kurs për të djegur një Kur’an atje, duke lënë 12 oficerë policie të plagosur dhe katër automjete të policisë të djegura.

Në demonstratën e së shtunës në një park qendror në Malmö, udhëheqësi i Stram Kurs Rasmus Paludan iu drejtua disa dhjetëra njerëzve. Një numër i vogël kundër-protestues hodhën gurë mbi demonstruesit dhe policia u detyrua të përdorte sprej piper për t’i shpërndarë ata.

Paludan, një avokat danez, i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, krijoi Stram Kurs, ose Hard Line, në 2017. Ajo ka një axhendë kundër imigracionit dhe anti-islamit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kim hild protesta ne suedi rasmus paludan kim hild protesta ne suedi rasmus paludan

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2022, 10:53

Francezët protestojnë kundër Marine Le Pen

FRANCË- Në Paris dhe në të gjithë Francën, mijëra njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme përpara balotazhit presidencial të fundjavës së ardhshme.“M...