Bota

COVID s’është zhdukur! 3 arsyet e karantinës ekstreme të Shangait

17 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
COVID s’është zhdukur! 3 arsyet e karantinës ekstreme

KINË- Çfarë ndodh me koronavirusin në Shangai? Skenat e pabesueshme nga bllokimi në Shangai po shkaktojnë një shqetësim të madh në mbarë globin. Çfarë po ndodh saktësisht në Kinë dhe pse po shohim masa kaq ekstreme? Profesori i Pulmologjisë në Universitetin e Thesalisë, Konstantinos Gourgoulianis foli dhe shpjegoi pse sipas tij shohim të gjitha këto skena.

Së pari, kinezët e nisën me logjikën e COVID zero, pra të mos ketë asnjë rast me koronavirus. Kina nuk ka pasur infeksione për një kohë të gjatë. Papritur me Omicron pati shtim rastesh. 

Së dyti, kanë marrë nga një vaksinë, atë kineze, me të cilën janë vaksinuar të gjithë por nuk e dimë sa efektive është.

Së treti, ata kanë shumë njerëz të moshuar, 80 vjeç e lart, të pavaksinuar. 

Shanghai raportoi një rekord 3,590 raste simptomatike për 15 Prill, si dhe 19,923 raste asimptomatike. Por nga të dhënat, rezultoi se numri i rasteve asimptomatike rritej me shpejtësi për çdo ditë Numri i rasteve të qytetit përbën shumicën dërrmuese të rasteve në mbarë vendin, edhe pse 25 milionë banorët janë ende nën izolim.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koronavirusi ne shanghai shangai koronavirusi ne shanghai shangai

Sondazh

Poll