Politike

Shumica e deputetëve refuzuan platformën e tij, Alibeaj: Mungesë reflektimi për situatën

16 Prill 2022, 13:00 Nga DOSJA
Shumica e deputetëve refuzuan platformën e tij, Alibeaj: Mungesë

TIRANË– Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas refuzimit të deputetëve për platformën që ai paraqiti ditën e djeshme për bashkimin e PD. Më anë të një reagimi, Alibeaj thotë se ky veprim tregon mungesë reflektimi për situatën në të cilën gjendet sot PD. Më tej ai shton se 32 deputetët e grupit parlamentar të PD jane vota dhe zëri i demokrateve që sot duan të ndalet procesi i përcarjes dhe te nise bashkimi.

REAGIMI:

Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve. 32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore. Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani.

LAJMI KRYESOR: 32 deputetë ‘PRO’ platformës së Alibeajt, mes tyre Basha!S’pranohet propozimi i Gjekmarkajt

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alibeaj 16 prill 2022 enkelejd alibeaj alibeaj 16 prill 2022 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll