Politike

Intervista e Osmanit për CNN,Brnabiq: Vuçiç e mban fjalën,ftoi Ramën në Serbi pas 68 vitesh

15 Prill 2022, 16:38 Nga DOSJA
Intervista e Osmanit për CNN,Brnabiq: Vuçiç e mban

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë paraqitjes së saj të ftuar në televizionin CNN ka hedhur një sërë akuzash ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe politikën e vendit të tyre.

Propaganda dhe dezinformimi i Vjosa Osmanit në CNN vazhdon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mesazhet e papërgjegjshme që ajo dërgoi, në një kohë kaq delikate për rajonin dhe botën, nuk i ndihmojnë askujt”, ka shkruar kryeministrja në Twitter.

Ajo thekson se mesazhe të tilla dërgohen nga ata që ua mohojnë serbëve të drejtat elementare, përfshirë të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit, ndërsa autoritetet në Prishtinë i quajti “kampionët evropianë në rrezikimin e trashëgimisë kulturore serbe”. Brnabiq kujtoi gjithashtu se Kosova është rekordmene botërore për faktin se ka numrin më të vogël të refugjatëve të kthyer në shtëpitë e tyre (më pak se 1 për qind).

“I vetmi që nuk tregon histori boshe është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai nisi Open Balkans për të afruar rajonin, më pas ftoi kryeministrin shqiptar për vizitën e tij të parë në 68 vjet dhe mbështeti rajonin gjatë pandemisë. Prishtina duhet të ndalë propagandën dhe të fokusohet në të ardhmen” ka përfunduar ajo.

The only one who truly „walks his talk“ is Serbian President @avucic. He launched the Open Balkans to bring the region together, invited the Albanian PM for the 1st visit in 68 yrs, supported the region during pandemic. Priština should stop with propaganda & focus on the future.

— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 15, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për CNN foli për disa minuta lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, duke shprehur edhe shqetësimin e saj lidhur me armatosjen e Serbisë dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën. Megjithatë, ajo shtoi se çdo gjë është mbuluar mirë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka eksperiencë si ministër i Propagandës në qeverinë e Slobodan Millosheviçit. Ajo shtoi se Vuçiç është shumë i mirë në të bërit propagandë. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike rajoni ana brnabiq marredheniet kosove-serbi vjosa osmani ana brnabiq marredheniet kosove-serbi vjosa osmani

Sondazh

Poll