Bota

Të dhënat/Çmimet e ushqimeve u rritën me 12,3% gjatë Marsit si pasojë e luftës në Ukrainë

15 Prill 2022, 14:59 Nga DOSJA
Të dhënat/Çmimet e ushqimeve u rritën me 12,3% gjatë

SHBA- Ndërsa shumë vende nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në luftën Rusi-Ukrainë, qytetarët po shohin rritjen e çmimeve të mallrave dhe ushqimeve si pasojë e saj.

Në raportin e publikuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësin e Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se ndërprerja e prodhimit të grurit, misrit dhe lulediellit në Ukrianë mund të shkaktojë probleme të mëdha në furnizimin me ushqim në shumë vende të botës.

Çmimet e përgjithshme të ushqimeve u rritën 1,0% midis shkurtit 2022 dhe marsit 2022. Ndërsa kjo shifër mund të duket e vogël, ajo barazohet me një normë vjetore prej 12,3%. Për produktet ushqimore specifike, drithërat dhe produktet e furrës u goditën më rëndë për sa i përket rritjes së çmimeve (1.8%), ndërsa frutat dhe perimet patën rritjen më të ulët në përqindje (1.1%).

Krahasuar me vitin e kaluar (Mars 2021), çmimet e ushqimeve janë rritur me 8.8%. Për këtë periudhë njëvjeçare, mishi, shpendët, peshku dhe produktet e vezëve u goditën më rëndë me një rritje prej 13,7%. Rritjen më të ulët në përqindje e kanë produktet e qumështit prej 7.0%. Tabela e mëposhtme tregon rritjen e çmimeve kombëtare njëmujore dhe njëvjeçare sipas kategorive të ushqimeve.

Ndërsa shpenzimet për disa mallra si benzina mund të minimizohen ose shmangen në masë të madhe, në varësi të stilit të jetesës, shpenzimi i ushqimit është i pashmangshëm. Konsumatorët në të gjithë botën po përjetojnë çmime më të larta për produktet me bazë gruri dhe misri, mes artikujve të tjerë ushqimorë. Dhe fermerët po përjetojnë gjithashtu çmime më të larta për mjetet bazë të tregtisë si plehrat, të cilat nevojiten për të rritur të korrat për konsumatorët.

Ukraina është një ndër 5 vendet kryesore për prodhimin e grurit në botë dhe furnizuesi kryesor i Programit Botëror të Ushqimit, që furnizon kryesisht vendet e varfëra dhe ato në krizë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rritja e cmimeve prej luftes lufta ukraine-rusi rritja e cmimeve prej luftes

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2022, 12:10

2.75 milionë ukrainas kanë hyrë në Poloni

POLONI- Polonia ka njoftuar se rreth 2.75 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, që nga fillimi i luftës. Sipas Sky News numri i rrefugjatëve ka rënë ndjeshëm ...