Bota

14 Korrik 2019, 11:13 Nga DOSJA

SHBA- Zv.Presidenti Mike Pence ka vizituar qindra emigratë në kufirin e Teksasit, ku deklaroi se kushtet e tmerrshme që i përshkoi një gazetar, janë shkaktuar nga vetë emigrantët pasi numri i tyre sa vjen dhe shtohet.

Familjet që largohen nga dhuna, varfëria në Amerikën Qendrore kanë ardhur në SHBA kanë arritur numrin rekord, prandaj dhe forcat e policisë kufitare ndaluan gati 133,000 persona.

Sot objektet  ku rrinë këta të paraburgosurit janë tej mbushur dhe vetë ata kanë shkatërruar ambientet ku qëndruan për 72 orët e kërkuara me ligj.

Donald Trump tha të premten se ai kishte dërguar Pence në kufi për të shpërndarë raportet e kushteve të tmerrshme në qendrat e paraburgimit të emigrantëve.

Pence vizitoi dy objekte, në fillim familjet dhe burrat që janë në ambinete të rrethuara me tela metalikë.

Ndërkohë kur të paraburgosurit shikonin gazetarët, filluan duke bërtitur e duke thënë se janë aty prej 40 ditësh dhe kanë shumë uri, kanë nevojë të lahen dhe të kryejnë të gjitah nevojat jetike.

“Dhe ndërsa dëgjojmë disa demokratë në Uashington që i referohen  ambienteve të doganave dhe kufirit amerikan si ‘kampet e përqendrimit’, ajo që pamë sot ishte një strukturë që po siguron kujdes që çdo amerikan të jetë krenar”,deklaroi  Pence.

Marrë dhe përshtatur nga TheGuardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrantet kufiri i teksasit mike pence siguri trump uri emigrantet kufiri i teksasit mike pence siguri trump uri

Sondazh

Poll