Bota

Lufta u ‘shkatërroi’ ëndrrat! Vajza ukrainase dhe djali rus martohen në Meksikë

15 Prill 2022, 06:36 Nga DOSJA
Lufta u ‘shkatërroi’ ëndrrat! Vajza ukrainase dhe djali

MEKSIKË- Dy të rinj kishin planifikuar të martoheshin në Kiev, por për shkak të luftës ceremonina e tyre martesore është bërë në Meksikë.

Sipas BBC, dy azilkërkuesit në SHBA, vajza ishte nga ukraina ndërsa djali nga rusia. Ata kishin jetuar më parë në Ukrainë por si pasoje e luftës ata u larguan nga vendi.

Ukrainasja Daria Sakhniuk dhe ruse Semen Bobrovski u martuan të mërkurën në zyrat e gjendjes civile meksikane.

“Jam shumë i lumtur që takova disa njerëz shumë të mirë që mund të na ndihmonin të bashkohemi në këtë martesë këtu në Meksikë, në Tijuana”,-tha Sakhniuk për rrjetin.

Pas ceremonisë, çifti festoi ditëlindjen e 27-të të Sakhniuk me një festë tradicionale meksikane “taquiza” dhe një bandë mariachi.

Sipas një njoftimi të ri nga këshilli i qytetit të Tijuana, ata kishin mbërritur në Meksikë dy javë më parë. Bobrovski nuk ishte në gjendje të kërkonte azil në SHBA, për shkak të masave të imigracionit që janë në dispozicion vetëm për qytetarët ukrainas që ikin nga lufta.

Tani që Bobrovski është martuar me një ukrainase, çifti shpreson të lejohet të hyjë në SHBA dhe të vendoset sërish në Nju Jork.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(j.c)/dosja/al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota daria sakhniuk lufta ukraine-rusi semen bobrovski daria sakhniuk lufta ukraine-rusi semen bobrovski

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2022, 06:30

Luftanija ruse fundoset në Detin e Zi

Luftanija ruse Moskva është fundosur në Detin e Zi, pas dëmtimeve që ka pësuar gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes në orë...

Bota 14 Prill 2022, 20:57

A jeni i gatshëm të shkoni në Kiev? Biden: Po

SHBA- Administrata amerikane është në procesin e vendosjes nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë amerikan në Ukrainë në shenjë mbështetjeje. Mediat shkruajnë s...