Aktualitet

‘Alibeaj u njoh nga ne si kryetar grupi’/ Bardhi – Bozdos: Kush jeni ju, s’keni asnjë tagër

15 Prill 2022, 05:15 Nga DOSJA
‘Alibeaj u njoh nga ne si kryetar grupi’/ Bardhi – Bozdos:

TIRANË– Deputeti Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdo u përfshinë mbrëmjen e djeshme në debate të ashpra në Top Story. Bozdo deklaroi në studio se Alibeaj u njoh nga Rithemelimi si kryetar grupi, deklaratë kjo që nuk u prit dhe aq mirë nga Bardhi. Ky i fundit shtoi se ata nuk kanë asnjë tagër për të njohur dikë si kryetar grupi.

Pjesë nga debati:

Bozdo: Enkelejd Alibeaj u njoh nga ne si kryetar Grupi…
Bardhi: Kush jeni ju?
Bozdo: Jemi ata që kanë votuar demokratët
Bardhi: Demokratët të kanë votuar ty? Kush je ti mo?
Bozdo: Demokratët kanë votuar në mënyrë absolute…
Bardhi: Çfarë nevoje ka Enkelejd Alibeaj ta njohësh si anëtar i Komisionit të Rithemelimit? Ju nuk keni asnjë tagër
Bozdo: Do të ishte e sinqertë dorëheqja e Lulzim Bashës, nëse do të diskutonim në lidhje me njerëzit që përjashtoi Lulzim Basha.
Bardhi: Të ishte për ju Basha 300 vjet do të ishte në krye të PD. E hoqët ju Lulzim Bashën? Po çfarë thua?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike eno bozdo gazment bardhi eno bozdo gazment bardhi

Sondazh

Poll