Aktualitet

10 ton drogë/ Policia spanjolle shkatërron asetet e bandave shqiptare, “koka” u arrestua

14 Prill 2022, 21:55 Nga DOSJA
10 ton drogë/ Policia spanjolle shkatërron asetet e bandave shqiptare,

SPANJË- Dy operacione të Gardës Civile të Tarragonës kanë shkatërruar logjistikën e një prej bandave shqiptare më të rrezikshme në fushën e trafikut të drogës. Droga futej përmes Costa Doradas dhe për ta shitur më pas atë në vendet e Evropës. Goditja ndaj bandës së drogës kulmoi kur policia zbuloi zhvendosjen e aktivitetit të tyre nga Andaluzia drejt brigjeve katalanase duke sekuestruar njëherësh 10 tonë drogë ndaj10 trafikantëve që drejtonin gjithë rrjetin ndërsa u vendosën në pranga 51 persona.

Nga dy organizatat e shpërbëra, e para ishte e vendosur në deltën e Ebros duke e bërë më të lehtë për trafikantët e drogës lëshimin e varkave për të transportuar kanabisin nga Maroku. Shërbimet e tyre kërkoheshin nga trafikantët e shpërndarë në të gjithë Spanjën: nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.

Nga dy organizatat e shpërbëra, e para ishte e vendosur në deltën e Ebros dhe e bëri më të lehtë për trafikantët e drogës lëshimin e varkave për të transportuar kanabisin nga Maroku. Shërbimet e tyre kërkoheshin nga trafikantët e vendosur në të gjithë Spanjën. Ata jo vetëm siguruan varkat, por edhe të gjithë logjistikën: nga karburanti te ushqimi. 

Madje ofruan shërbime sigurie për të anashkaluar mbikëqyrjen e policisë gjatë zbarkimit të drogës. Në operacionin e pagëzuar si ‘Maius’, agjentët arrestuan 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit. Gjatë operacionit ‘Drift’, Garda Civile arrestoi trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë, për një person me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës

Rrjeti i tij ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera e tij në tregun e zi. Në këtë rast, ata i blenë varkat në Galicia dhe Portugali. Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik, si dhe me ndalimin e pesë trafikantëve të drogës dhe më shumë se 5700 kg hashash.

Marrë nga abc.es

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet spanje spanje

Sondazh

Poll