Bota

“Përbindëshi më bëri të paguaj për arkivolin”, nëna e Carolinës nuk paraqitet në gjyq

14 Prill 2022, 17:19 Nga DOSJA
“Përbindëshi më bëri të paguaj për

GREQI-  Këto ditë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij vitin e kaluar, 20-vjeçares Caroline Crouch ku një mik i familjes së viktimës shpjegoi pse nëna e Carolinës, Susanna  nuk u paraqit.

Sipas Protothemës, dëshmitari tha se nëna e Carolinës ishte shumë e inatosur me Anagnostopoulos, pasi ky i fundit jo vetëm që i vrau vajzës por pafytyrësisht i kërkoi i ka marrë 2 mijë euro asaj në ditën e varrimit.

“Imagjinoni që përbindëshi jo vetëm që më mori për të zgjedhur arkivolin, por edhe më bëri të paguaj për të. Ditën e varrimit i dhashë 2000 euro ”.-mësohet të ketë thënë nëna e Carolinës.

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit të vitit të kaluar, por autori i vërtetë u kap pas një muaji. Babis kishte stisur një grabitje, duke përfshirë edhe shqiptarë në të, por versioni i tij i vrasjes të së shoqes nuk i bindi autoritetet. Ai u arrestua e më pas pranoi se kishte qenë ai personi që vrau të rënë pas një sherri të çastit, ndërkohë që ndodhet në burg në pritje të dënimit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch babis anagnostopoulos caroline crouch

Sondazh

Poll