Art&Argëtim

‘Johnny Depp është abuzuar nga nëna në fëmijëri’, dëshmia tronditëse e motrës së aktorit

14 Prill 2022, 18:03 Nga DOSJA
‘Johnny Depp është abuzuar nga nëna në

SHBA– Motra e aktorit hollivudian Johnny Depp dëshmoi në gjyqin e tij për shpifje midis tij dhe ish-bashkëshortes ASmber Heard ku dhe përshkroi fëmijërinë e tyre të trazuar në duart e nënës së tyre abuzive.

Sipas Dailymail, Christi Dembrowski, 61 vjeç, u thirr nga ekipi i Depp për të dëshmuar të martën dhe i tha jurisë për edukimin e tyre në Lexington, Kentucky nga nëna ‘e fortë’ Betty Sue Palmer dhe babai ‘paqësor’ John Christopher Depp.

‘Babai ishte një burrë i sjellshëm, i durueshëm, i dashur, i butë. Nëna jonë ishte e kundërta, shumë e tensionuar, shumë nervoze, e shqetësuar, e zemëruar”, tha ajo, duke shtuar se prindërit e tyre ishin “dy personalitete krejtësisht të ndryshme”.

 

Depp nganjëherë shikonte në dysheme ndërsa motra e tij fliste. Ai dukej se ishte thellësisht i prekur ndërsa motra e tij më e madhe tregonte fëmijërinë e tyre së bashku.

Mami do të bërtiste, do t’i bërtiste, do ta godiste, do ta thërriste me emra, një gjë e tillë.” tha Dembrowski.

Depp e ka përshkruar shtëpinë e tyre familjare si një ‘shtëpi fantazmë’, e cila e ndihmoi atë në një person më të mirë më vonë por kaosi ishte gjithashtu i vështirë dhe Depp filloi të përdorte drogë vetëm në moshën 11-vjeçare.

Betty vdiq nga kanceri në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare. Depp bëri një tatuazh me emrin e nënës së tij në krahun e majtë në vitin 1988.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz amber heard christi dembrowski johnny depp amber heard christi dembrowski johnny depp

Sondazh

Poll