Art&Argëtim

Kim Kardashian shpërthen në lot,i biri pa reklamën e videos së saj seksuale të dalë në 2007

14 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Kim Kardashian shpërthen në lot,i biri pa reklamën e videos

SHBA- Ylli Kim Kardashian, ka patur një episod aspak të këndshëm ku ka shpërthyer në lot, pasi djali i saj i madh, Saint pa një reklamë në internet mbi videon e saj të famshme nudo.

Në një artikull të Dailymail, ku janë publikuar pjesë nga reality show i ri ‘The Kardashian’ teksa Saint, 6 vjeç po i tregonte një lojë nënës së tij dhe kjo e fundit vuri re një reklamë ku ishte imazhi i saj dhe menjëherë i hoqi tabletin nga dora djalit. Ajo më pas thërret motrën e saj Khloe ku i tregon reklamën që pa.

Në një video të dytë Kim shihet duke qarë me ngashërim ndërkohë që flet në telefon me ish-bashkëshortin Kanye West dhe i kërkon që të zhduket menjëherë video që po qarkullon.

“Mami shiko më tha Saint dhe po qeshte, ishte foto ime që po ta klikoje thoshte video e re seksi e Kim, falë zotit që ai sdi të lexojë ende, dua të zhduket”-tha Kim gjatë telefonatës me West.

 

Imazhet që janë shfaqur në lojën e të birit i referoheshin videos seksi që Kim Kardashian filmoi me ish-të dashurin dhe doli në publik vitin 2007. Video shihet edhe si shkaku kryesor që Kim, asokohe asistente e miliarderes Paris Hilton mori famën e saj në reality shown e sapo filluar në atë kohë “Keeping up with the Kardashian”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kim kardashian kim kardashian

Sondazh

Poll