Art&Argëtim

Edhe pse 30 vite të ndarë, Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia festojnë së bashku me fëmijët

14 Prill 2022, 07:59 Nga DOSJA
Edhe pse 30 vite të ndarë, Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia festojnë

TIRANË- Gjergj Zaharia ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të. Duket se ky rast ka bërë që familja të bashkohet. Edhe pse kanë rreth 30 vite që janë divorcuar, aktorja Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ata u shfaqën së bashku në ditëlindjen e Gjergjit.

Aktori Amosi dhe Elia kanë publikuar foto me prindërit e tyre. Vetë Gjergji më pas ka publikuar në “Facebook” disa foto ku shihen të katër. “70 vjet me zemrën plot”, ka shkruar ai krahas fotove.

Aktori Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo janë prindër të dy aktorëve të dashur për publikun Amos dhe Elia Zaharia. Ata janë divorcuar 30 vite më parë por ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu janë një shembull shumë i mirë për çiftet të cilët ndodhen në të njejtën situatë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz amos zaharia elia zaharia gjergj zaharia yllka mujo amos zaharia elia zaharia gjergj zaharia yllka mujo

Sondazh

Poll