Aktualitet

Vodhën hekurin e tabelave reklamuese, arrestohen 2 persona në Tiranë

14 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Vodhën hekurin e tabelave reklamuese, arrestohen 2 persona në

TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje në një lagje në Vorë. Personat e moshave 28 dhe 20-vjeç, janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31 mars, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sakosa”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sakosa”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll