Aktualitet

QËNDRIMET/ ‘Nuk ka hyrë në Shqipëri’, AKU ndërron mendje pas 9 ditëve: Mos blini Kinder

14 Prill 2022, 12:11 Nga DOSJA
QËNDRIMET/ ‘Nuk ka hyrë në Shqipëri’, AKU

TIRANË– Pasi tha se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me salmonelë në çokollata Kinder Surprise’, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërruar mendje. Sot AKU këshillon qytetarët të mos konsumojnë produkte të kësaj kompanie pasi mund të përmbajnë salmonelë. 

Më 5 Prill, AKU u pyet nga mediat nëse në Shqipëri kishte raste të çokollatës me salmonelë. AKU shpjegoi se lotet problematike që janë hequr nga tregu në Europë nga kompania “Ferrero” nuk ka hyrë në Shqipëri. Sipas AKU, në rastet kur një produkt rezulton jashtë norme në BE, atëhere edhe institucionet shqiptare njoftohen për të.

Mirëpo sot, më 14 Prill AKU ngriti alarmin, duke këshilluar qytetarët shqiptarë që të mos i konsumojnë “Kinder Surprise” . Reagimi i sotëm vjen pas konstatimit se në një një pikë inspektimi kufitar u paraqit subjekt për import produktesh çokollate “Kinder” dhe bazuar në kontrollin dokumentar e rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Çokollatat Kinder Schokobons, Sorpresa Maxi dhe Kinder Maxi Mix nuk duhen të konsumohen, thotë AKU.

Prej më shumë se 1 muaji, Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se grupe specifike të vezëve me çokollatë “Kinder Suprise” ishin tërhequr për arsye parandaluese pasi mund të ishin infektuar potencialisht me salmonelë. Ferrero, e cila tregton vezët e çokollatës Kinder, ka tërhequr pakot e vezëve të saj. Tërheqja vlen për vezët e çokollatës Kinder Surprise, sipas Ferrero, e cila thotë se po punon me Agjencinë e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Irlandës për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme në treg.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku aku per vezet kinder salmonele ne vezet kinder aku aku per vezet kinder salmonele ne vezet kinder

Sondazh

Poll