Bota

Sekuestrohen pronat e oligarkut rus me vlerë 25 miliardë paund

14 Prill 2022, 09:10 Nga DOSJA
Sekuestrohen pronat e oligarkut rus me vlerë 25 miliardë paund

FRANCË- Franca ka sekuestruar 20 miliardë paund asete ruse, duke përfshirë një vilë në rivierën franceze dhe 11 prona të tjera që i përkasin Roman Abramovich.

Sipas BBC, mediat franceze kanë bërë me dije se edhe ishulli Jersey, që ndodhet midis Francës dhe Anglisë i janë ngrirë gjithashtu 5 miliardë paund asete që i përkasin pronarit të Klubit të Futbollit Chelsea, Abramovich.

Policia e Xhersit ka kërkuar prona në ishull të lidhura me miliarderin, thanë oficerët e ligjit. Abramovich u emërua si banori më i pasur i ishullit në vitin 2018.

Ai u sanksionua gjithashtu nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi roman abramovich lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll