Bota

Refuzuan takimin me ministren Haxhiu, Thaçi dhe Veseli vizitohen nga zyrtari i PDK-së

14 Prill 2022, 08:41 Nga DOSJA
Refuzuan takimin me ministren Haxhiu, Thaçi dhe Veseli vizitohen nga

KOSOVË- Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku edhe është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Facebook Kilaj bëri të ditur lajmin ku ndau edhe disa foto me ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e kuvendit Kadri Veselin dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Bashkëngjitur me fototai shkruajti edhe një mesazh për themeluesit e parlamentit të Kosovës.

“Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre”-shkruajti në Facebook Kilaj.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka komentuar refuzimin e ftesës për vizitë në Hagë nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Haxhiu udhëtoi në Hagë në 30 mars të këtij viti dhe u takua me të gjithë ata që po mbahen në paraburgim, përvec Thaçit dhe Veselit që refuzuan takimin.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hashim thaci isni kilaj kadri veseli hashim thaci isni kilaj kadri veseli

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2022, 06:31

Thellohet kriza e ushqimeve në botë

UKUkraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës...