Bota

PAMJE TË RËNDA/ Polici vret të riun me ngjyrë, rikthehen protestat

14 Prill 2022, 07:21 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Polici vret të riun me ngjyrë, rikthehen

SHBA– Një tjetër agjent ka qëlluar për vdekje një afrikano-amerikan duke rikthyer edhe njëherë reagimet e forta kundër përdorimit të dhunës nga policia. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 4 prill në Grand Rapids, Michigan, por pamjet janë bërë publike vetëm orët e fundit.

Videoja tregon 26-vjeçarin Patrick Loyola në tokë dhe një polic të bardhë që i ka vendosur këmbët mbi shpinë. Të dy po përplasen për pistoletën elektrike që kishte nxjerrë nga agjenti.

“Lëre atë,”- dëgjohet të bërtasë polici. 

Më pas nxjerr armën dhe e godet në kokë 26-vjeçarin. I riu ishte ndaluar për një kontroll rutinë në rrugë. 

Transmetimit të videos i ka paraprirë një demonstrate para komisariatit. Qindra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për Loyola duke thirrur “Jetët e të zinjve kanë rëndësi” dhe “Pa drejtësi nuk ka paqe”.

“Edhe një herë na kujtohet se sa shpejt ndërveprimi me policinë mund të jetë fatal për një afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara,”- thotë avokati i të drejtave civile Benjamin Crump, i cili trajtoi edhe çështjen e George Floyd, fytyra e lëvizjes “Black Lives Matter”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2022, 06:31

Thellohet kriza e ushqimeve në botë

UKUkraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës...